Kuvendi kalon buxhetin nen për nen - News, Lajme - Vizion Plus

Kuvendi kalon buxhetin nen për nen - News, Lajme - Vizion Plus

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 81 vota pro buxhetin dhe paketën fiskale, ndërsa tre deputetë të PDIU-së kanë votuar kundër. për herë të parë buxheti do të bëhet efektiv që në datën 1 janar duke mos krijuar kështu probleme në marrjen e pagave nga ana e administratës. Ndërkohë që pas bisedimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar, qeveria është tërhequr nga zotimi për të ulur borxhin publik në nivelin 65.5 por do ta çojë atë në 70 të Prodhimit Kombëtar nga 72 që është aktualisht. Po ashtu parashikohet që 250 milion dollarë të vijnë nga privatizimet e aseteve shtetërore. Edhe pse pa praninë e opozitës, debatet brenda radhëve të mazhorancës nuk kanë munguar. deputetët kanë hedhur poshtë propozimin e Petrit Vasilit dhe Gjovalin Kadelit për të bërë 5 milion dollarë fondin për nxitjen e punësimit te fasonët. Deputeti Braçe ka sqaruar kuvendin që prej fillimit të seancës se përse nuk po votohen amendamentet e opozitës. Ndërsa Taulant Balla ka treguar fakte se si zyrtarë të lartë të PD-së nuk paguajnë energjinë elektrike. vitin që vejn qeveria ka marrë si detyrim të rrite të ardhurat. 160 milion dollarë do të vijnë si peshë për qytetarët shqiptarë si pasojë e rritjes së taksave, ndërsa 300 milion të tjera do t?i shkojnë buxhetit nga lufta e evazionit. buxheti i 2015-ës është 475 miliard lekë, dhe për herë të parë vendos si prioritet energjinë, shëndetësinë dhe bujqësinë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 03:12

Your Page Title