Kontrolli i doganave: Mashtrim masiv me karburantet - News, Lajme - Vizion Plus

Kontrolli i doganave: Mashtrim masiv me karburantet - News, Lajme - Vizion Plus

Një pjesë e mirë e konsumatorëve mashtrohen në cilësinë e karburantit që blenë, dhe kjo del qartë edhe nga një aksion që ka zgjatur për 5 muaj nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. nga 1250 subjekte të kontrolluara, janë gjetur shkelje në 130 karburante pakice, të cilat përbëjnë 10 të këtyre bizneseve. doganat kanë nisur kontrollin në bashkëpunim me firmën Global Fuids, e cila bën shënjimin, (ngjyrosjen) e karburantit sipas cilësisë që kanë, por gjatë kontrollit kanë rezultuar shkelje edhe më të rënda se shmangja nga pagesa e taksave. - Në përzierjen e karburanteve të certifikuara nga Autoriteti Doganor me produkte të tjerë energjetikë jashtë kontrollit fiskal e cilësor;- Në të gjitha rastet janë aplikuar detyrime të munguara në shumën 9,268,432 lekë;- Penalitete në total në masën 152,600,000 lekë;Sot që flasim tregu i karburanteve është jashtë kontrollit, kjo për arsye se jo vetëm që nuk reflektohet ulja e çmimit në atë të tregjeve botërore, por cilësia e naftës dhe benzinës është jashtë standardeve.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 01:08

Your Page Title