Ristani akuzon Ramën për OSHEE - News, Lajme - Vizion Plus

Ristani akuzon Ramën për OSHEE - News, Lajme - Vizion Plus

Edi Rama ka plotësuar ciklin e inkriminimit te OSSHE me emërimin e Ardian Çeles. Kjo ka qene akuza e radhës nga Partia Demokratike për qeverinë. Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani tha se Drejtori i Përgjithshëm është nen hetim për korrupsion.Ristani thekson:Pasi caktoi, debitorë, hajdutë energjie, njerëz me precedent penalë nëpër degët e OSHEE-së në rrethe, Edi Rama i?a besoi dy ditë më parë drejtimin e energjisë në vend, Ardian Çelës, i cili është aktualisht nën hetim për favorizim në tendera. Çela është paditur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në qershorin e vitit të kaluar, pas shkeljeve që ky institucion gjeti në tenderat që ai kishte zhvilluar në Bashkinë e Durrësit, si kryetar komisioni. Media raporton se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur abuzime në 8 tendera të zhvilluara nga i besuari i Edi Ramës, dhe sipas kontrollit, dëmi që ai ka shkaktuar është 1.3 milionë dollarë.Ristani ka dënuar aksionet për arrestimin e vjedhësve të energjisë, duke i konsideruar ato si terror policor. Ai beri thirrje për t?iu përgjigjur qeverisë me protesta. I menjëhershëm ka qene reagimi i kryeministrit Rama. Ne nje postim të shkurtër ne rrjetin social facebook, ai shkruan:?Të vendosësh ne krye të OSHEE, sot, një individ nën akuzë penale, është e pajustifikueshme.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 01:08

Your Page Title