Kumbaro për mbylljen e konkursit “Onufri” - News, Lajme - Vizion Plus

Kumbaro për mbylljen e konkursit “Onufri” - News, Lajme - Vizion Plus

Dy dite pas deklaratës se Galerisë Kombëtare te Arteve për mos zhvillimin, këtë vit te konkursit tradicional te artit pamor bashkëkohor ?Onufri?, Ministria e Kulturës konfirmon mbylljen e eventit qe zhvillohej prej 20 vitesh. Sipas ministres Mirela Kumbaro, vete artistet janë shprehur se ky aktivitet duhet te ndryshoje. Por Kumbaro pohon gjithashtu se një event i ngjashëm, qofte ky ?Onufri? apo diçka tjetër qe lidhet me artin pamor ne vend nuk do te mungoje. ?Onufri? prej 20 vitesh është lidhur ngushtësisht me Galerinë Kombëtare, si aktiviteti qe niste çdo fundvit ne këtë institucion. Por, gjate viteve, konkursi ka pasur jo pak here polemika dhe paqartësi lidhur me statusin e tij, per shkak se ne fillim ai konsiderohej si nje konkurs ndërkombëtar ku merrnin pjese edhe artiste te huaj, ndërsa vitet e fundit konkurrente ishin vetëm shqiptaret. Edicioni i shkuar, e rrjedhimisht i fundit u fitua nga artistja Silva Agostini.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 01:29

Your Page Title