Kosova, në pritje të qeverisë - News, Lajme - Vizion Plus

Kosova, në pritje të qeverisë - News, Lajme - Vizion Plus

Konstituimi i institucioneve të reja të Kosovës është kthyer në një kalvar, edhe pas formësimit të koalicionit të ri me bazë të gjerë mes PDK-së dhe LDK-së, që premton qëndrueshmëri më të madhe.Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi, njëherësh kryeministër në detyrë, ka paralajmëruar zyrtarizimin e marrëveshjes së detajuar për bashkëqeverisje mes forcave gjatë kësaj fundjave.Thaçi, përmes një postimi në Facebook shprehet se do të përmbyllet pakti dhe shpaloset arkitektura e qeverisë së re, siç e cilëson ai. Zyrtarisht, publikimi i kësaj marrëveshje, e cila ndan edhe postet në kabinetin e ri, është shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së Thaçit në debatin me kryeministrin serb Vuçiç në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.Mirëpo duket se pavarësisht sigurisë së LDK-së se Mustafa do të jetë kryeministër, posti i kreut të ri të qeverisë po mban pezull bashkëpunimin mes dy forcave më të mëdha politike në Kosovë.Deputetët e rinj ende nuk janë ftuar për të marrë pjesë në seancë parlamentare për konstituimin e institucioneve të hënën e 8 dhjetorit, ditën që Thaçi e Mustafa i kanë premtuar Presidentes Jahjaga.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 01:09

Your Page Title