Tirana mes pirgjeve me inerte - News, Lajme - Vizion Plus

Tirana mes pirgjeve me inerte - News, Lajme - Vizion Plus

Këto janë inertet nga objektet e prishura dy muaj me pare ne aksionin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik ne rrugën ?Mine Peza?, te kthyera tashmë në panoramë të përditshme për banorët e zonës. Ne saje te ligjit 9720 për ndërtimet, parashikohet se heqja e inerteve i takon si detyrim pronarit te objektit te paligjshëm, ne rast te kundërt INUK se bashku me bashkinë merr përsipër heqjen e tyre, duke marre masa me gjobe kundrejt subjektit. Ndërsa Bashkia e Tiranës bën me dije se nuk ka nje shkrese zyrtare nga INUK për ta informuar për zonat ku kryhen këto aksione dhe ndërhyrjet e nevojshme në këtë rast. Ndërkohë Inspektorati Ndërtimor Urbanistik ka vijuar me aksionin per rikthimin e hapësirave publike, ne dy zona paralele, ?Komuna e Parisit? dhe ?Rruga e Kavajës?. Në këto akse brenda 5 ditëve janë shembur 198 ndërtime pa leje, ndërsa disa pronarë janë gjobitur ose proceduar penalisht. Shumica e pronareve ndonëse janë të ndërgjegjshëm që kanë shkelur ligjin shprehen se shembjet në këtë periudhë krize ekonomike nuk janë zgjidhje. Këto objekte kane shërbyer kryesisht si biznese, dyqane, shtesa pallatesh e oborresh, duke bllokuar edhe trotuaret.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 01:41