Tepelenë, firma pret plepat pa njoftuar Shërbimin Pyjor - News, Lajme - Vizion Plus

Tepelenë, firma pret plepat pa njoftuar Shërbimin Pyjor - News, Lajme - Vizion Plus

Ka mjaftuar një kërkese e Drejtorisë Rajonale te Rrugëve ne Gjirokastër drejtuar Drejtorisë se Shërbimit Pyjor qe dhjetëra peme te llojit plep te priten pa kriter ne ane te rrugës nacionale Ura e Leklit - Dragot te Tepelenës. Shërbimi Pyjor ka marre masa per te prere pemët qe përbenin vërtet rrezik duke i shënjuar ato. Por dy dite me pare nje firme private e pa praninë e specialisteve te Shërbimit Pyjor, madje pa njoftuar fare ka prere me radhe te gjithë plepat ne këtë segment rrugor. Nga pamjet duket qarte se mes pemëve te llojit plep te degraduara ka shume prej tyre ne gjendje shume te mire. Sektori i Shërbimit Pyjor ne Tepelene ka bere ndalimin e automjetit I cili do te transportonte nje pjese te kësaj sasie lende drusore.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-27

Duration: 01:03

Your Page Title