Shqipëria në operacionet e CIA - News, Lajme - Vizion Plus

Shqipëria në operacionet e CIA - News, Lajme - Vizion Plus

Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko pranon per here të parë se Shqipëria ka qenë e përfshirë në operacione të ndryshme që kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizmit, sipas kërkesës së palës amerikane. Deputeti socialist, përmes një interviste për rrjetin televiziv gjigant ?Fox News?, theksoi rëndësinë e luftës kundër kësaj dukurie. Majko, megjithatë, paralajmëroi se publikimi i raportit të Senatit nënkupton se në të ardhmen, kur ambasadorët amerikanë t?i kërkojnë ndere Shqipërisë apo vendeve të tjera aleate, këta të fundit do të interesohen me takt nëse këto kërkesa janë të ligjshme. ?Sigurisht qe jemi perfshire ne operacione qe jane specifikuar me kërkesat zyrtare nga institucione te ndryshme dhe pike se pari nga Ambasada e SHBA ne Tirane. Jo sepse kemi ndonje lloj frike nga faktet e ndryshme te publikuara ne raportin e fundit ne senat. Me duhet ta them hapur se kjo lufte, kjo lufte e re, lufta kunder terrorizmit eshte shume e rendesishme.?Majko, duke iu referuar raportit të publikuar së fundmi nga Senati amerikan, mbi mënyrat brutale që CIA ka përdorur për të marrë në pyetje të dyshuarit për terrorizëm, shpreh këtë qëndrim:?Ajo qe nuk kuptoj eshte sesi mund te publikohen detaje te tilla ne raport ndersa ne jemi ne mes te luftes. Ne lufte nevojitet besim dhe ne lufte ka edhe sekrete. Dhe ne mes te luftes kemi njerëz te ushtrise, te shërbimit sekret, ndonjehere ne vije te pare dhe kjo nuk mund te kalohet duke thene se faktet jane fakte gabimet jane gabime.?Javën që shkoi Senati amerikan nxori raportin që hapi shumë debate. Në dokument flitet edhe për vende që janë përdorur si tranzit për kalimin e të dyshuarve për terrorizëm që më pas janë torturuar. Një prej këtyre vendeve dyshohet të jetë edhe Shqipëria.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-28

Duration: 01:54

Your Page Title