Burg kush ndërton pa leje - News, Lajme - Vizion Plus

Burg kush ndërton pa leje - News, Lajme - Vizion Plus

Çdo qytetar qe ndërton pa leje do te rrezikoje deri ne 8 vjet burg. Ky ashpërsim i kuadrit ligjor u miratua ne komisionin e ligjeve dhe sipas ndryshimeve ne kod denimi me i ulet do te jete 1 vit per ata qe ndërtojnë pa leje ne pronën e tyre dhe me i larti per ata qe ndërtojnë ne token e shtetit ose te nje pronari tjeter. Komisioni i Ligjeve ka miratuar edhe nje ndryshim ne hartën territoriale me kërkese te deputetit te LSI Vangjel Tavo sipas te cilit qendra e bashkisë Dropull do te jete Jorgucati. Por ndryshimi eshte cilësuar i vonuar nga deputeti Fino i cili ka votuar kundër. Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndërkaq edhe ndryshimet ne ligjin per Gjykatën e Larte e nëpunësin civil.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2015-11-28

Duration: 01:02

Your Page Title