Vrasja për vetëmbrojtje, nuk dënohet - News, Lajme - Vizion Plus

Vrasja për vetëmbrojtje, nuk dënohet - News, Lajme - Vizion Plus

Vrasja e dy grabitësve të armatosur mëngjesin e se mërkurës në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje nëse pronari i banesës, njëkohësisht autor i krimit, rrezikon apo jo te përgjigjet penalisht për ngjarjen e rende. Sipas juristeve, nëse vërtetohet se vrasjet jane bere ne kushtet e vetëmbrojtjes te nevojshme, ndaj tij nuk vepron asnjë dënim penal. Dënim minimal, ai rrezikon vetëm nese vërtetohet se krimi është kryer ne kushtet e tejkalimit te vetëmbrojtjes, gjë qe mbetet per t?u hetuar dhe provuar nga prokuroria. Por thuajse në të njëjtën situatë, në të cilën u ndodh sot 45-vjeçari Flamur Ymeri, këtë vit kane qene edhe dhjetëra familjarë në te gjithë vendin. Këtë e tregojnë të dhënat e Ministrisë së Brendshme, për grabitjet që kanë ndodhur në Shqipëri në 10 muaj. Statistikat tregojnë se janë evidentuar 1272 raste te vjedhjeve te banesave si dhe 203 raste te vjedhjeve me arme dhe me dhune. Për këto raste, kapja e autoreve mbetet ne shifra minimale. Gjatë grabitjeve të shtëpive me armë, shpesh agresoret kanë keqtrajtuar edhe familjarët, si ne rastet e ndodhura ne Lezhë apo ne zonën e Dropullit.


User: VizionPlusAlbania

Views: 18

Uploaded: 2015-11-28

Duration: 01:07

Your Page Title