Blushi dhe Braho kundër Ramës për ndërtimet pa leje - News, Lajme - Vizion Plus

Blushi dhe Braho kundër Ramës për ndërtimet pa leje - News, Lajme - Vizion Plus

Kryeministri Edi Rama është përballur me kritikat e deputeteve te partisë se tij dhe te deputeteve te LSI ne lidhje me aksionin per ndërtimet pa leje. Shkak për debatin është bere amendamenti i deputeteve kopluki dhe bare sipas te cilit kush jep ndihme për ndërtim pa leje, sipërmarrësit, mbikëqyrësit dhe zbatuesit e ndërtimit dënohen me burg deri ne 5 vjet. Deputeti socialist Blushi ka shprehur rezerva per caktimin vetëm te masave ndëshkimore me burgim duke kërkuar përdorimin e gjobave ne raste te caktuara; ndërkohe qe deputeti i LSI Spartak Braho ka dale kundër pasi sipas tij amendamenti ishte i mjegullt. Por ne mbrojtje te amendamentit ka dale vete kryeministri Rama. Lideri i maxhorances ka sqaruar denimi me burg u provua i suksesshëm gjate aksionit kundër vjedhjes se energjisë duke këmbëngulur ne sanksione te ashpra kundër ndërtimeve pa leje. Shefi i ekzekutivit ka paralajmëruar pas marrjes se këtyre masave te ashpra ne janar do te hiqet edhe ngrirja e lejeve te ndërtimit për pushtetin lokal. Arritja e konsensusit per te miratuar kete amendament qe kërkon shumice te cilësuar ne nje salle me vetëm 84 deputete nuk u arrit lehtësisht dhe u desh mbledhja e komisionit te ligjeve per te ulur masën e denimit ne 3 vjet dhe saktësuar shkeljet qe ndryshimi ligjor te miratohej.


User: VizionPlusAlbania

Views: 4

Uploaded: 2015-11-28

Duration: 03:14