Rama: Jo emërime politike, vetëm me meritë! - News, Lajme - Vizion Plus

Rama: Jo emërime politike, vetëm me meritë! - News, Lajme - Vizion Plus

Ne nje takim me të punësuarit më të rinj në administratën publike, kryeministri Rama tha se koha e emërimeve politike ka marrë fund. Sipas tij, cdo vend pune do të bazohet tek meritokracia. Rama theksoi se është e domosdoshme qe te ecet me këmbëngulje ne kete rruge per te ndërtuar nje administrate te qëndrueshme. Kryeministri sqaroi se po punohet per hartimin e një ligji për ndërgjegjësimin individual te punonjësve apo dhe per strukturën e administratës per demin qe mund t?u shkaktohet nderrmarjeve apo taksapaguesve nga mosfunksionimi korrekt i nje shërbimi te kërkuar. Rama theksoi se është shume e rëndësishme qe punonjësit e rinj t?u nënshtrohen trajnimeve qe bëhen ne administrate, per t?u kthyer ne shërbëtor publik qe dine çfare bëjnë dhe çfarë thonë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2015-11-28

Duration: 01:38

Your Page Title