INUK shemb ndërtesën 7-kateshe në Pogradec - News, Lajme - Vizion Plus

INUK shemb ndërtesën 7-kateshe në Pogradec - News, Lajme - Vizion Plus

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik me një shpërthim te kontrolluar ka shembur nje ndërtese 7-kateshe ne bregun e liqenit te Ohrit, ne fshatin Udenisht. Kjo ndërtese sipas INUK ishte jashtë te gjithë kërkesave ndërtimore te parashikuara me ligj për mjedise te mbrojtura natyrore siç është liqeni i Ohrit. Forcat e xhenios kane vendosur 125 kg C4 i vendosur ne 1800 pozicione për te patur një shpërthim vertikal te ndërtesës. Ne këtë aksion, kane marre pjese forca te shumta policore, ku e pranishme ishte edhe drejtorja e INUK, Dallendyshe Bici. Ndërkohë qe aksioni i INUK do te vijoj edhe ne vitin e ardhshëm per rehabilitimin e bregut te lumit, ku priten te prishen edhe 20 objekte te tjera, kryesisht lokale, hotele etj, pronaret e te cilëve do te dëmshpërblehen me nje shume prej 5 milion dollarësh.


User: VizionPlusAlbania

Views: 6

Uploaded: 2015-11-28

Duration: 00:56

Your Page Title