Përplasja për Gjykatën e Lartë - News, Lajme - Vizion Plus

Përplasja për Gjykatën e Lartë - News, Lajme - Vizion Plus

Mazhoranca paralajmëron rrëzimin e dekretit te Presidentit qe ktheu per rishqyrtim ne Kuvend, ligjin e ri per Gjykatën e Larte. Nga Fieri, deputeti socialist Armando Subashi beri te ditur se shumica kërkoi të rriste transparencën, për të çuar në kupolën e drejtësisë juristët më të mirë. Përplasjet e herë pas hershme të presidentit me mazhorancen e majtë, Subashi i shikon edhe të lidhura me ndikimet politike qe mund te ketë patur kreu i shtetit. Deri më tani, shumica ka rrëzuar edhe të gjithë emrat e propozuar nga Presidenti Nishani për në Gjykatën e Lartë, duke e lënë ende pa zgjidhje vakancen në këtë institucion.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-28

Duration: 01:52

Your Page Title