Elbasan, shkatërrohet laboratori i kokainës - News, Lajme - Vizion Plus

Elbasan, shkatërrohet laboratori i kokainës - News, Lajme - Vizion Plus

Një superoperacion antidroge i shtrire ne disa qytete te vendit ka çuar ne zbulimin e një laboratori droge te llojit kokaine dhe arrestimin e 8 personave. Plot 100 kilogramë përzierës kokaine, disa kilogram me kokaine te pastër dhe 4 tone përzierës janë gjendur ne fshatin Xibrake te Elbasanit. Te arrestuarit janë 6 shqiptare, një kolumbian dhe një portorikan. Te gjithë te arrestuarit prej kohesh ishin ne survejimin e agjenteve te antidrogës. Per finalizimin me sukses te operacionit policia shqiptare ka bashkëpunuar edhe me agjenci te huaja ligjzbatuese. Ne vendin e ngjarjes kane zbarkuar forca te shumta te policisë dhe repartet speciale. Vete Drejtori i Përgjithshëm Arath Didi ka ndjekur nga afër procesin e sekuestrimit te sasise te stërmadhe te kokainës. Paralelisht veprimet e agjenteve janë shtrire edhe ne Durrës, Vlore e Tirane. Ndërsa besohet qe ne rrjetin e trafikut te ketë te përfshirë edhe persona te tjerë. Burime te policisë konfirmojnë se janë përdorur metoda special te hetimit duke aktivizuar agjentet e infiltruar.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-28

Duration: 01:24

Your Page Title