Mustafa - Thaci: Po tenton marrjen e pushtetit me dhunë - News, Lajme - Vizion Plus

Mustafa - Thaci: Po tenton marrjen e pushtetit me dhunë - News, Lajme - Vizion Plus

Qeveria e Kosovës akuzon opozitën se po tenton të bëjë një grusht shteti. Deklarata është bërë nga numri dy i qeverisë së Kosovës Hashim Thaçi, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Mustafa. Zvkryeminsitri tha se me protestën e sotme është tentuar marrja e pushtetit me dhune. Ndërsa kryeministri Mustafa dënoi aktet vandale te protestuesve, që sipas tij po përdoren nga ambiciet për pushtet të opozitës. Me herët përleshjet e dhunshme ne Prishtinë janë dënuar dhe nga presidentja e vendit Ahtifete Jahjaga dhe diplomatet e Kuintit. Ambasadorja Xhakobson përmes një postimi ne twitter tha se protesta paqësore është një e drejtë demokratike, por shkatërrimi i pronës publike dhe private është një akt kriminal.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-28

Duration: 01:28

Your Page Title