Vlorë, protestë për shtëpitë - News, Lajme - Vizion Plus

Vlorë, protestë për shtëpitë - News, Lajme - Vizion Plus

Protesta kundër shpronësimeve të ulëta për banesat që do të prishen për ndërtimin e rrugës transballkanike në Vlorë, ka vijuar edhe këtë të premte. Banoret kanë bllokuar për disa minuta një nga segmentet rrugore të qytetit. Qindra automjete u bllokuan derisa erdhën forcat policore që kërkuan largimin e protestuesve. Protestës i është bashkuar edhe deputeti i LSI-se Shkëlqim Selami. Ai tha se këtë problem do ta zgjidhë pushteti qendror. Protesta e qindra banoreve që preken nga ndërtimi i rrugës lidh qytetin me superstradën Vlorë - Fier, erdhi për shkak të shpronësimeve që sipas tyre janë të pamjaftueshme. Ata hynë me forcë në zyrat e bashkisë, ku morën premtimin e kryebashkiakut Gjika se kjo çështje do të zgjidhet.


User: VizionPlusAlbania

Views: 6

Uploaded: 2015-11-28

Duration: 01:09

Your Page Title