Vjedhja që tronditi Bankën e Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus

Vjedhja që tronditi Bankën e Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus

Askujt nuk do t?i kishte shkuar në mendje, sidomos atyre të cilët panë rivotimin për herë të dytë të Ardian Fullanit si guvernator i Bankës së Shqipërisë, se ai nuk do të arrinte të përfundonte mandatin e tij. Por në fakt, askush nuk do ta mendonte se guvernatori do të arrestohej. Ngjarja të cilës fillimisht shumë pak ia vunë veshin, ia doli të dilte ajo më e diskutuara në ditët e verës se kaluar. Skandali i vjedhjes se 713 milionë lekeve në thesar, turbulloi kupolën e bankës, klasën politike si dhe institucionet e tjera. Një varg arrestimesh nga Prokuroria të punonjësve të bankës qendrore çuan edhe në prangosjen e Fullanit, si administratori me përgjegjësi direkte në vjedhjen e parave, për shkak të shpërdorimit të detyrës. I detyruar nga arrestimi, këshilli mbikëqyrës vendosi të shkarkojë guvernatorin, duke lëne pas disa pyetje: kush do ta pasonte guvernatorin dhe kush duhet ta zgjidhte atë? Ndërsa në krye të bankës për afro 4 muaj qëndron zëvendës guvernatorja Elisabeta Gjoni, presidenca dhe qeveria po tentonin të gjenin gjuhën e përbashkët. Pas disa negociatave, që sollën edhe replika në distancë, mazhoranca i hapi rrugë emrit të Gent Sejkos.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2015-11-28

Duration: 01:44

Your Page Title