Ndryshimet ne maturen shteterore - News, Lajme - Vizion Plus

Ndryshimet ne maturen shteterore - News, Lajme - Vizion Plus

Ne fillim te muajit mars maturantet do te plotesojne formularin A1 me lendet e perzgjedhura. Nje nga ndryshimet e matures kete vit konsiston ne veshtiresimin e provimit te gjuhes se huaj. Nga niveli fillestar gjuha e huaj do te kaloje ne ate mesatar. Rreth 30 mije e 700 maturante do ti nënshtrohen 5 provimeve te matures shteterore, tre prej te cileve jane te detyrueshme, dhe 2 me zgjedhje. Formulari A1 do te plotësohet me lendet e përzgjedhura ne fillim te Marsit, duke i lene radhen procedurave te tjera te matures. Megjithate formula e përllogaritjes se pikeve mbetet e njëjta ashtu si edhe nje vit me pare. Shumatorja e pikeve do ta beje nje gjimnazist te kaloje ne fazen e plotësimit te formularit A2, me deget e deshiruara. Kete vit, nje nga ndryshimet e matures shteterore ka lidhje dhe me veshtiresimin e provimit te gjuhes se huaj, i cili nga nivel fillestar ka kaluar ne nivel mesatar. Megjithatë ky provim i detyrueshem nuk do te shkaktoj asnjë penalitet tek nxenesit.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-28

Duration: 01:40

Your Page Title