BB, 1.1 miliardë $ për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

BB, 1.1 miliardë $ për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

Banka Botërore do të japë 1.1 miliard dollarë për Shqipërinë në 5 vitet e ardhshme. Ka qenë vetë Drejtorja Rajonale e kësaj banke në Tiranë që ka parashtruar përpara deputetëve të Komisionit të Ekonomisë planin 5 vjeçar të saj për dhënien e kredive të buta. Tahsin Sayed tha se katër sektorët kryesorë që do të mbështeten janë : energjia, buxheti, turizmi dhe investimet në përmirësimin e klimës së biznesit. Duke përfituar nga prania e përfaqësuesve të lartë të Bankës Botërore opozita ka kërkuar të dijë mendimin e saj lidhur me reformën e qeverisë në sektorin e energjisë elektrike. Banka Botërore ka qenë një nga kredituesit e parë të qeverisë shqiptare për investimet në fushën e energjisë. Madje ajo ka asistuar edhe procesin e privatizimit të Kompanisë së Shpërndarjes dhe doli garante për qeverinë para kompanisë CEZ. Komisioni i Ekonomisë ka miratuar edhe kandidaturën e vetme të ardhur nga qeveria për anëtare në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Duke paraqitur idetë e saj për përmirësimet që nevojiten në Bankën Qendrore, Denada Prifti ka folur me tone të buta për drejtimin e mëparshëm të bankës, por theksoi se element i rëndësishëm që duhet të ndryshojë janë transparenca me publikun, duke veçuar sjelljen që bankat tregtare kanë me klientët. prifti premtoi se nuk aspiron kurrsesi asnjë post ekzekutiv në drejtimin e bankës. ajo aktualisht punon në Komitetin e Europës, por tha se dy herë në muaj do të jetë e pranishme në Shqipëri për të ndjekur nga afër zhvillimet në Bankën Qendrore.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-28

Duration: 02:29

Your Page Title