Lumi Gjanica përmbyt Fierin - News, Lajme - Vizion Plus

Lumi Gjanica përmbyt Fierin - News, Lajme - Vizion Plus

2 muaj pas përmbytjeve masive në të gjithë vendin, reshjet e shiut të rëna orët e fundit kanë rikthyer vërshimin e ujerave ne qytetin e Fierit. Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, gjatë natës lumi Gjanica ka dalë nga shtrati, duke përmbytur dhjetëra shtëpi, lokale dhe biznese në lagjet ?1 Maji? e ?Konferenca e Pezës? në Fier. Sipas banorëve dëmet janë të konsiderueshme dhe kjo situatë përsëritet sa herë që bien reshje të dendura shiu. Ndonëse dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme, për shumë banorë problemi më i madh qëndron te fakti se ende nuk kanë riparuar shkatërrimet nga përmbytjet e fillimit të shkurtit. Zonat më të prekura ne Fier nga përmbytjet e këtij fillim viti nga vërshimi i Vjosës, ishin Komuna Frakull dhe fshati Darëzezë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2015-11-29

Duration: 01:13

Your Page Title