Parlamenti debat për Kokëdhimën - News, Lajme - Vizion Plus

Parlamenti debat për Kokëdhimën - News, Lajme - Vizion Plus

Per maxhorancen kërkesa e opozitës për ndërprerjen e mandatit te deputetit socialist Koco Kokedhima është e pabazuar ne kushtetute dhe ky vullnet i shumicës i përcjelle përgjatë gjithë javëve ne deklaratat politike e ka kthyer seancën plenare ne nje seance ku shkëmbimi i batutave zuri pjesën themelore te saj. Te vendosur ne pozicion te pafavorshëm per shkak te mungesës se votave per ti hequr mandatin deputetit Kokedhima, demokratet i kane meshuar faktit se vendimi përfundimtar merret nga Gjykata Kushtetuese e se parlamenti nuk ka arsye ta pengoje dërgimin e çështjes para trupës gjykuese, por Kokedhima ka përsëritur se ai nuk e ka shkelur Kushtetutën. Meqenëse rregullorja e parlamentit nuk parashikon debate ne rastet e heqjes se mandatit, Sali Berisha ka dale jashtë parlamentit per te lëshuar akuza te forta ndaj deputetit qe sipas tij ka shkelur 150 here Kushtetutën e vendit. Partia demokratike pretendon se Koco Kokedhima ka përfituar fonde publike nëpërmjet kompanisë Abissnet gjate kohës qe ishte deputet ne kundërshtim me kushtetutën, por maxhoranca këmbëngul se kontratat e kompanisë Abissnet ishin nënshkruar para se Kokedhima te merrte mandatin e deputetit.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-29

Duration: 03:01