Dita e parë e Halim Kosovës si kandidat - News, Lajme - Vizion Plus

Dita e parë e Halim Kosovës si kandidat - News, Lajme - Vizion Plus

Halim Kosova zyrtarisht ka nisur fushatën zgjedhore per Bashkinë e Tiranes dhe dita e pare si kandidat zyrtar i PD ka nisur ne selinë e PD me takimin me kryetarin Lulzim Basha. Por ardhja e Halim Kosoves ne selinë e PD kete here është shoqëruar me takime e urime nga mbështetësit e PD, te cilet qëndronin ne oborrin e selisë me te madhe te opozitës. Dhe siç shprehet vete doktor Kosova, kjo dite e pare e fushatës ka qene e ngjeshur me takime. Dhe fushata do te filloje pikërisht nga takimet me anëtaret e PD. Zyrtarizmi i kandidaturës se Kosovës ka vene ne lëvizje edhe strukturat e PD, te cilat po përgatiten per takimet qe kandidati i opozitës do te zhvilloje ne te gjithë territorin e Bashkisë se Tiranës nga pasditja e se premtes. Burime nga PD bëjnë te ditur se deri ne fundin e javës tjeter fushata e Halim Kosovës do te përqendrohet tek takimet me strukturat e partisë, e deri ne fillimin zyrtar te fushatës elektorale pas rreth nje muaji dëgjesa me qytetaret do te jene shtylla kryesore e betejës se Kosovës per Tiranën.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-29

Duration: 01:17

Your Page Title