Në 8 maj pretenca për Ndreun dhe Ndokën - News, Lajme - Vizion Plus

Në 8 maj pretenca për Ndreun dhe Ndokën - News, Lajme - Vizion Plus

Gjykata e Lartë mbylli shqyrtimin gjyqësor ndaj deputeteve Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka të akuzuar se kanë goditur kolegun e tyre Gent Strazimir në ambientet e parlamentit. Në këtë seancë dëshmoi deputeti Paulin Sterkaj dhe dy oficerë të gardës. Sipas Sterkajt ai nuk ishte i pranishëm në momentin e konfliktit, por nga ana tjetër tha se deputeti i djathtë është një provokator i madh. Edhe dy dëshmitarët e tjerë të thirrur nga mbrojtja thanë se nuk kanë qenë të pranishëm në momentin e konfliktit ndërkohë që gjykata vendosi që dëshmitarja tjetër deputetja e partisë socialiste Olta Xhacka nuk do të thirret më për të dëshmuar. Në mbyllje të seancës gjyqësore avokati i Pjerin Ndreut tha se nuk jemi në kushtet e goditjes për shkak të detyrës, por të një rrahje të thjeshtë. Përplasja fizike mes deputetëve ndodhi në korridorin e kuvendit, 10 korrikun e një viti më parë. Gjithçka u regjistrua nga kamerat e sigurisë provë e cila u përdor nga Strazimiri për kallëzimin e bërë në prokurori për goditje për shkak të detyrës.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2015-11-29

Duration: 01:26

Your Page Title