Basha: Ekonomia në krizë, solli eksodin - News, Lajme - Vizion Plus

Basha: Ekonomia në krizë, solli eksodin - News, Lajme - Vizion Plus

Edhe pse mazhoranca i ka meshuar idesë se 21 qershori është momenti kur zgjidhen administratoret e 61 bashkive te reja, për opozitën zgjedhjet lokale janë tërësisht politike. Kreu i PD Lulzim Basha ka shfrytëzuar nje konference per rritjen ekonomike per t?u kërkuar qytetareve qe pas 2 muajsh te votojnë jo thjesht per kandidatet, por edhe kundër situatës ekonomike ku kjo qeveri e ka katandisur vendin.Sipas liderit te opozitës, kjo qeveri zgjodhi politika te gabuara me rritjen e taksave, çmimin e energjisë apo anulimin e kontratave dhe te gjitha këto kane sjelle sot fenomenin e rritjes se kërkesave te shqiptareve per azil ne vendet e BE.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-11-29

Duration: 01:29