Premiera e “Guliverit” në Teatrin e Kukullave - News, Lajme - Vizion Plus

Premiera e “Guliverit” në Teatrin e Kukullave - News, Lajme - Vizion Plus

Premiera e parë e Teatrit të Kukullave do të duhej të ishte më herët, por ajo vjen më 1 maj. Deri më sot, fëmijët kanë parë vetëm shfaqje të përsëritura disa herë. Drejtoresha e teatrit Monika Lubonja nuk na dha një përgjigje për këtë, por regjisori i pjesës ?Guliveri? e ka një shpjegim. Muzika, teatri, kukullat dhe koreografia e vetë personazhit të Guliverit vijnë nën veshjen e aktorit Aleksandër Grami. Shfaqja vjen në skenë me kukullat që flasin me zërin e Sokol Myzeqarit, Denard Xillarit, Jorida Metës dhe aktorëve të tjerë të teatrit. Udhëtimi i Guliverit në perandorinë e liliputëve, një vepër e Jonathan Swift, do të marrë jetë në teatrin e kukullave këtë fundjavë dhe do te rivihet disa here ne skene.


User: VizionPlusAlbania

Views: 4

Uploaded: 2015-11-29

Duration: 01:39

Your Page Title