Vuçiç takon presidentin Nishani, Metën dhe Bashën - News, Lajme - Vizion Plus

Vuçiç takon presidentin Nishani, Metën dhe Bashën - News, Lajme - Vizion Plus

Një takim të veçantë kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç, i ishte rezervuar edhe nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Gjatë takimit, kreu i shtetit shqiptar dhe shefi i ekzekutivit serb ndanë mendimin se bashkëpunimi mes dy vendeve është në të mirë të stabilitetit dhe paqes në rajon. Presidenti Nishani vlerësoi vizitën e kryeministrit serb, si një sinjal pozitiv në funksion të forcimit të raporteve dypalëshe. Kreu i qeverisë serbe Aleksander Vuçiç është pritur gjithashtu edhe nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Dy personalitetet shtrënguan duart nën hijen e tablosë ku shfaqet Isa Boletini, luftëtari shqiptari me origjinë nga Kosova. Për kryeparlamentarin Meta, Shqipëria dhe Serbia janë dy vende të ndërgjegjshme për peshën e tyre specifike në rajon, ndaj dhe bashkëpunimi dypalësh i shërben forcimit të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale. Nga ana e tij, kryeministri Vuçiç, nënvizoi detyra e politikanëve të të dy vendeve është ndërtimi i mirëbesimit reciprok, me qëllim ngritjen e bashkëpunimit në një stad tjetër. Pjesë e axhendës së kryeministrit Aleksandër Vuçiç ishte edhe takimi me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.


User: VizionPlusAlbania

Views: 4

Uploaded: 2015-11-29

Duration: 01:04

Your Page Title