Pacientët me çarçafë nga shtëpia - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2015-11-30

0 Views

01:50

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo situate ka rreth një muaj qe është prezente ne te gjitha repartet e spitaleve te QSUT. Madje kur nevojitet qe ndërrimi i çarçafëve te behet me shume se dy here ne jave, duhet firma e shefit te pavionit. Familjaret e pacientet ankohen për kete shërbim, duke shprehur friken nga sëmundjet bakteriologjike qe mund te marrin. Jashtë kamerës mjeket shprehen se higjiena, sidomos tek reparti i kirurgjisë është shume e nevojshme, dhe se reduktimi i shpenzimeve per kete shërbim përben nje skandal, pasi pacientet janë te detyruar te marrin çarçafët nga shtëpia. Procesi i prokurimit per këtë shërbim është hapur qe ne dhjetor te 2014, por tenderi ka dështuar disa here. Te pyetur nga Vizion Plus, përfaqësues te drejtorisë se QSUT-se, thonë se megjithëse ka mbaruar afati, tenderi i lavanterise ne baze te marrëveshjes se kontratës është shtyre, derisa te vij nje firme tjetër. Te gjitha shërbimet ne qendrën spitalore nga parkimi, e deri tek furnizimi me pajisje e medikamente është dhëne me prokurim publik.

Trending Videos - 15 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 15, 2024