“Kosova frenoi eksodin” - News, Lajme - Vizion Plus

“Kosova frenoi eksodin” - News, Lajme - Vizion Plus

Kosova ka arritur te frenojë fenomenin e emigranteve ilegale ne bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare. Deklarata është bere nga zvkryeministri Hashim Thaçi gjate nje interviste per gazetën ?Handelsblat?. Thaçi tha se largimi i qytetarëve nga Kosova drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të unionit erdhi për shkak se ata u mashtruan nga grupe trafikantesh.?Menjëherë pasi u shfaq fenomeni i imigrimit të hovshëm kemi reaguar si autoritete të Kosovës dhe kemi arritur që të ndalim plotësisht atë valë të imigrantëve ilegalë. U ballafaquam me një mashtrim të trafikantëve me qenie njerëzore, që arritën t?i bindin disa qytetarë të Kosovës se i pret puna dhe akomodimi i menjëhershëm në Gjermani. Menjëherë kemi ndërmarrë një fushatë informimi, duke dalë të gjithë liderët edhe në takime të drejtpërdrejta me qytetarët dhe i kemi informuar saktë dhe shpejt për mashtrimin që bëhej. Tani mund të themi me bindje të plotë se ky fenomen është ndalur dhe kanë filluar të kthehen në Kosovë. Këtë pikëpamje e ka edhe Komisioneri Hahn?.Zvkryeministri Thaçi u ndal dhe ne procesin e vizave. Ai tha se Kosova ka përmbushur te gjitha kriteret e kërkuara nga unioni dhe se është ne pritje te heqjes se regjimit te vizave.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-11-30

Duration: 01:09