Situata e refugjatëve në kufirin maqedonas - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2015-11-30

0 Views

01:12

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi kaluan nje nate te ftohte ne qiell te hapur, mijëra emigrante vijojnë te qëndrojnë ne kufirin mes Greqisë e Maqedonisë, me shpresën se do te lejohen nga policia maqedonase ta kalojnë ate. ?Na ndihmoni? është lutja qe turmat e njerëzve, shumica refugjate siriane, u drejtojnë ushtareve dhe policeve te pozicionuar pas telave me gjemba, qe mbajnë te rrethuar kufirin qe prej shpalljes se gjendjes se jashtëzakonshme dy dite me pare. Vetëm rreth 600 persona u lejuan te hipin ne trenin e mëngjesit ne stacionin hekurudhor te Gjevgjelise qe i transportoi ne pjesën veriore te Serbisë, per te vijuar drejt Hungarisë dhe vendeve te zonës Shengen. Situata per shume te tjere është e pashprese. Shume familje ndezën zjarre per t?u ngrohur, por ato u shuan nga shiu, ndërsa ne fushat ku qëndrojnë mungon uji dhe ushqimet. Situata u përshkallëzua gjate se premtes kur policia përdori gazin lotsjellës per te sprapsur turmat e refugjateve, qe tentonin ter kalonin kufirin, Sipas informacioneve, 10 persona pësuan lëndime ne trup. Forcat maqedonase te sigurisë kane ne plan te lejojnë qindra emigrante qe gjate orareve te trenave te udhëtojnë drejt Serbisë dhe pjesës tjetër te Europes.

Trending Videos - 16 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 16, 2024