Të hënën, 500 mijë nxënës nisin procesin mësimor - News, Lajme - Vizion Plus

By : VizionPlusAlbania

Published On: 2015-12-01

0 Views

01:55

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 500 mije nxënës fillojnë mëngjesin e se hënës vitin e ri shkollor, 30 mije prej te cilëve ulen per here te pare ne bankat e shkollës. Moment ky i cili është shfrytëzuar nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla te beje urimin tradicional si dhe te listoje reformat qe qeveria ka realizuar ne fushën e arsimit duke filluar nga shpërndarja e teksteve falas per familjet e varfra tek futja e teksteve te Oxford e Cambridge për 76 mije nxënës.?Viti i ri shkollor është një vit i veçantë, i cili përkon me zbatimin e një sërë reformash që kanë prekur sistemin tonë arsimor. Unë jam e bindur se falë jush të dashur mësuese e mësues do ja dalim. Do ja dalim të realizojmë premtimet tona ndaj prindërve dhe shoqërisë. Ndonëse 2015 ishte një vit elektoral, shkolla për herë të parë mundi të mbetej e papolitizuar. Asnjë mësues apo nxënës nuk u detyrua të mbushte sheshet e takimeve politike. E bindur jam që kemi ende për të bërë, por shumfish e vendosur për të larguar politikën nga shkolla duke ndërtuar një sistem transparent emërimësh bazuar në meritë?.Urime per ditën e pare te shkollës dha edhe ministri Blendi Klosi ne varësi te te cilit është arsimi profesional. Sipas te dhënave te Ministrisë se Arsimit per kete vit shkollor janë gati 18 shkolla të reja, jane rikosntruktuar 44 shkolla. Gjithashtu jane gati 44 terrene sportive neper shkolla dhe 120 laboratorë me infrastrukturë bashkëkohorë, për procesin e digjitalizimit.

Trending Videos - 19 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 19, 2024