Lamtumirë Tonin Tërshana! - News, Lajme - Vizion Plus

Lamtumirë Tonin Tërshana! - News, Lajme - Vizion Plus

Ka më shumë se 30 vite qëkur Tonin Tërshana i përcolli për herë të parë këto tinguj për shqiptarët. Edhe pse vite të tëra larg skenës, këto këngë vazhdojnë të jenë të njohura, dhe jo vetëm për një brez, që e jetoi dhe e ndoqi jehonën e zërit të tij, por edhe për më të rinjtë. Miq, familjarë, kolegë, por edhe dashamirës të muzikës që la pas u mblodhën në shtëpinë e tij artistike për ta përshëndetur dhe duartrokitur për herë të fundit. Për t?i dhënë lamtumirën e fundit Tonin Tërshanës kanë mbërritur pranë hollit të Radio Televizionit Shqiptar edhe personazhe të politikës shqiptare. Nën tingujt e këngëve të tij, të gjithë të pranishmit kanë duartrokitur daljen për herë të fundit të Tonin Tërshanës nga skena.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2015-12-01

Duration: 02:47

Your Page Title