Gjykata refuzon Mark Frrokun - News, Lajme - Vizion Plus

Gjykata refuzon Mark Frrokun - News, Lajme - Vizion Plus

Hetimet për deputetin Mark Frroku do te vazhdojnë edhe per te paktën tre muaj te tjerë, kohe qe i duhet prokurorisë per t?i ardhur leterporosite per veprimtarinë dhe pasuritë e deputetit, nga Italia, Greqia dhe Holanda. Por megjithëse ky vendim i organit të akuzës është kundërshtuar nga deputeti ne Gjykatën e Larte kërkesa është refuzuar nga kolegji. Vete Frroku, i cili ka qene i pranishëm ne Gjykate ka reaguar pas vendimit duke e quajtur te jashtëligjshëm. I pyetur nëse i rrezikohet mandati i deputetit, Frroku tha se ka munguar ne kuvend me arsye. Gjate seancës ne Gjykatën e Larte Frroku ka hedhur akuza ndaj kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili me mbajtjen e tij ne burg po i shkatërron biznesin dhe familjen. Te hënën Gjykata e Larte do te shqyrtoje një tjetër kërkese te Frrokut, ketë radhe per ndryshimin e masës se sigurisë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-12-01

Duration: 00:56

Your Page Title