Kosovë, opozita protesta për rrëzimin e Mustafës - News, Lajme - Vizion Plus

Kosovë, opozita protesta për rrëzimin e Mustafës - News, Lajme - Vizion Plus

Bllokimi i Kuvendit në Kosovë nga opozita, mund të shoqërohet nga protesta masive, me qëllim rrëzimin e kryeministrit Isa Mustafa. Në një reagim të saj, dy muaj nga nënshkrimi i paktit për bashkësinë e komunave serbe, deputetja e vetëvendosjes, Albuena Haxhiu, ka thënë se mënyra e vetme për të larguar kreun e qeverisë është rruga e demonstratave. Ndërkohë, në kuadër të vendimit të saj për të bllokuar punimet e kuvendit, partitë opozitarë kanë bojkotuar mbledhjen e komisionit parlamentar për të shqyrtuar kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese. Por ndërsa Vetëvendosje, AAK e Nisma shqyrtojnë rrugën e protestave, ambasadorët e kuintit pritet të mbajnë një takim me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa si një përpjekje për të gjetur një mundësi zgjidhje për këtë krizë. Me herët, ambasadori i SHBA-së Delawie ka thënë se përdorimi i dhunës në kuvend, rrezikon të sjellë izolimin e Kosovës.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-12-02

Duration: 00:58

Your Page Title