UEFA i tregon derën Platinisë - News, Lajme - Vizion Plus

UEFA i tregon derën Platinisë - News, Lajme - Vizion Plus

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s i mbledhur me urgjence ne Gjeneve vendosi te mbështesë kandidaturën e sekretarit te përgjithshëm aktual te UEFA, Xhani Infantino per presidencën e FIFA-s. Kështu Infantino mund te zërë vendin e Mishel Platini i pezulluar nga Komitetit i Etikes pranë organizatës botërore te futbollit. Kështu vetëm nje muaj pas skandalit per një ryshfet te marre nga kreu i FIFA-s ne shumen prej 2 milionë euro, Mishel Platini po shikon se si nje tjetër porte po i mbyllet përpara syve te tij. Komiteti Ekzekutiv i UEFA vetëm dy jave me pare kishte shprehur mbështetjen per francezin Platini per presidencën e FIFA-s pavarësisht hetimeve ne proces, por me vone ishte federate angleze qe kishte bere e para tërheqjen. Tashme vete UEFA i ka dhëne hapësira sekretari te përgjithshëm Xhani Infantino. 45 vjeçari me origjine kalabreze është pjese e UEFA-s qe nga viti 2000 aty ku mban postin e numrit dy pas krahëve te Platini. Ethe i apasionuar pas futbollit, një sport qe e njeh mire për shkak te drejtimit prej shume kohesh te operacioneve per shortin e Champions League. Zgjedhjet per kreun e FIFA-s janë te programuara për ne 26 shkurt 2016.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-12-02

Duration: 01:02