Akciza, tërhiqet qeveria - News, Lajme - Vizion Plus

Akciza, tërhiqet qeveria - News, Lajme - Vizion Plus

Propozimet e qeverisë për rritjen e disa taksave në fillim të vitit 2016-të, kanë bërë që ministria e Financave të tërhiqet nga varianti fillestar. Edhe pse ka dërguar për diskutim te bizneset paketën fiskale të vitit të ardhshëm, ku propozohet rritja e akcizës së birrës që prodhohet në vend me 11 dhe ulja për atë që vjen nga importi me 14, zvministrja Irena Beqiraj tha se ky ndryshim do të bëhet pasi të jetë diskutuar me biznesin dhe se qeveria nuk do të pranojë rritjen e kostove për sipërmarrësit shqiptarë. Biznesi ka qënë kritik edhe me aksionin e qeverisë për vendosjen e kasave fiskale. Sipas tyre, qeveria nuk duhet të vinte këtë rregull për të gjithë kategoritë e tregtarëve, ndërkohë që nga ana tjetër ata po përballen me mungesë të këtyre pajisjeve nga kompanitë që i ofrojnë. Por përpara se të bëjë të gjithë këto ndryshime, qeveria shqiptare duhet që fillimisht të bjerë dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Nisma për uljen e TVSH-së është kundërshtuar nga ky mision, ndërkohë që në çdo vizitë të tij, ai ka rekomanduar rritje të taksave, ku kryesisht duhet të preken mallrat që janë subjekt i akcizës.


User: VizionPlusAlbania

Views: 1

Uploaded: 2015-12-02

Duration: 02:30

Your Page Title