“Të ulet me 30% taksa e pronës” - News, Lajme - Vizion Plus

“Të ulet me 30% taksa e pronës” - News, Lajme - Vizion Plus

?Këshilltarët tanë do ta bëjnë tym e zjarr Këshillin Bashkiak, derisa t?a ulim me 30 taksën e pronës. Vangjush Dako t?i bëjë mirë llogaritë se pa u bërë kjo, mbledhje normale nuk ka për të pas. Për këtë ju jap fjalën.?Një jave pas kësaj deklarate te liderit te opozitës, kryetari i Bashkisë se Durrësit njoftoi se taksa e pronës do te ulet, e duket se kjo i ka dhëne besim Partisë Demokratike te beje te njëjtën kërkese ne te gjitha bashkitë e vendit, përveç kryeqytetit, ku sipas opozitës taksa është ulur ne kufijtë e lejuar. Ne letrën e grupit te këshilltareve demokrate te bashkisë se Shkodrës kërkohet ulja me 30 e taksës vendore per pasuritë e paluajshtme.?Vlerësojmë se kjo vendimmarrje do te lehtësoje sadopak familjet e Bashkisë Shkodër dhe ne veçanti bizneset ne Bashkinë Shkodër nga ngarkesa e madhe qe ato kane.? argumentojnë këshilltaret e PD.Me te njëjtën kërkese per uljen me 30 te taksës se pronës i janë drejtuar demokratet këshillave bashkiake ne te gjithë vendin. Lideri i opozitës Lulzim Basha prej 2 muajsh ka nisur një tur ne te gjithë Shqipërinë, ku ka premtuar ulje taksash, kur e djathta te vije ne pushtet, por derisa sa te vijnë zgjedhjet parlamentare te 2017 PD ka vendosur te përpiqet brenda mundësive te saj për uljen e taksave, si rruga per daljen e ekonomisë nga kriza ku sipas saj është zhytur.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2015-12-02

Duration: 01:22

Your Page Title