Sëmundjet që po vrasin shqiptarët - News, Lajme - Vizion Plus

Sëmundjet që po vrasin shqiptarët - News, Lajme - Vizion Plus

Shqiptaret mbi 40 vjeç vuajnë nga hipertensioni dhe sëmundja e diabetit. Shume prej tyre edhe pse te prekur nuk e dine qe janë te sëmure. Ky fakt tronditës është bere publik gjate prezantimit te rezultateve te kontrollit shëndetësor kombëtar per moshat 40 deri 65 vjeç. Sipas mjekeve, 37 e personave qe kane kryer vizitat shëndetësore kane dale me hipertension ku 18 e tyre nuk e dinin qe vuanin nga kjo sëmundje. Me tronditëse jane shifrat e diabetikeve te padiagnostikuar. 50 e personave qe kane kryer kontroll mësuan se ishin me diabet, çka sipas specialisteve, dëshmon se shqiptaret kane nivel te larte obeziteti. Diabeti njihet si sëmundja qe shkakton edhe e nje sere komplikacionesh ne organe te tjera. Ministri i Shëndetësie, Ilir Beqaj, beri apel per diagnostikim te hershem per te shmangur problemet shëndetësore dhe per te ulur kostot. Por ndryshe nga diabeti, hipertensioni është shkaku i kryesor i vdekjeve dhe invalidizimit. Nisma per kryerjen e detyrueshme te kontrollit shëndetësor per moshat 40 deri 65 vjeç u ndërmor nje vit me pare. Chek up-it iu nënshtruan mbi 200 mije persona.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-12-02

Duration: 02:27