“Dialogu me Serbinë nuk rrezikohet” - News, Lajme - Vizion Plus

“Dialogu me Serbinë nuk rrezikohet” - News, Lajme - Vizion Plus

Per kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, pezullimi i marrëveshjes per bashkësinë e komunave serbe nga Gjykata Kushtetuese, nuk e rrezikon dialogun me Serbinë.?Nuk e konsideroj se marrëveshja është vene ne dyshim. Ajo ka shkuar në Kushtetuese në mënyrë që të vërtetohet se çdo pikë e kësaj marrëveshjeje është në harmoni me Kushtetutën dhe kjo në asnjë rast nuk e ve në pikëpyetje dialogun tonë që duhet ta zhvillojmë, ose normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë?.Por ne mbledhjen e qeverise teksa foli per procesin e normalizimit te raporteve me Serbinë, Mustafa u ndal edhe tek beteja e Beogradit per te penguar anëtarësimin e Kosovës ne UNESCO. Edhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi duke komentuar kete çështje, tha se gjuha e përdorur nga Beogradi është agresive. Sipas tij, edhe situata e krijuar ne kuvendin e Kosovës me bllokimin e punimeve nga opozita pati ndikim gjate muajve te lobimit.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-12-02

Duration: 01:21

Your Page Title