Skema e parkimeve në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

Skema e parkimeve në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

Tirana tashme ka një sistem te ri parkimi dhe tarifash. Ne 3 zona te kryeqytetit ose 71 rruge, do te aplikohen tarifa te diferencuara per parkimet ne varësi te vendndodhjes. Kjo është harta e qe e ndan Tiranën ne tre zona te mëdha A, B dhe C. E para përfshin zonën e qendrës dhe përreth saj, aty ku mbizotërojnë shërbimet me te mëdha, tregtare, financiare dhe institucionale. Por nëse pretonton vendin deri ne 3 ore, ne zonën A duhet te paguani 200 leke. Ndërsa për te rezervuar vendin për nje vit ne rrugët kryesore pa ditët e fundjavave, kontrata do t?u kushtohej 220 mije leke te rinj. Duke iu larguar zonës A, gati përgjysmohet tarifa e vend parkimit për ore. Sipas Bashkisë se Tiranës, zona B eshte pjesa e kryeqytetit qe ka intensitet mestar te aktiviteteve tregtare dhe institucionale. Ne zonën B nje autoveture qe qëndron e parkuar deri ne tre ore do te paguaje 100 leke, për 8 ore 250 leke dhe deri ne 24 ore 300 leke. Ndërsa per te rezervuar vend parkimin për nje vit nga e hëna ne te premte, kontrata te kushton 89 mije leke. Ndersha zona C është ajo pjese qe përfshin zonat ne zhvillim dhe vendparkimi, do t?u kushtoje 20 leke ora. Pas debateve edhe brenda shumicës se majte ne këshillin bashkiak, u vendos qe tarifa e vend parkimit per banoret rezidente do te jete zero. Mbetet per t?u sqaruar nga specialistet e Bashkisë, se si do te behet identifikimi dhe tarifimi i mjeteve qe parkojnë ne zona te tjera rezidenciale.


User: VizionPlusAlbania

Views: 3

Uploaded: 2015-12-02

Duration: 01:59

Your Page Title