Mbrëmja e pestë e “Dancing…” - News, Lajme - Vizion Plus

Mbrëmja e pestë e “Dancing…” - News, Lajme - Vizion Plus

Mes emocioneve dhe një gare të fortë 10 konkurrentet e mbetur te ?Dancing with the stars? kanë dhuruar në mbrëmjen e pestë të këtij edicioni performanca të jashtëzakonshme skenike.Teatrit të kërcimit në Vizion Plus i është bashkuar edhe një i ftuar special me një paraqitje ndryshe nga të tjerat. Një nga trupat më të mirë bodybuilding në botë performoi pak minuta para dance off-it. Këtë mbrëmje në fund të klasifikimit u rendit stilisti dhe kuratori skenik Niko Komani dhe këngëtari nga Kosova Art Abazi. Të dy shkuan në një dance off-rezultatet e të cilit ndërprenë garën për Art Abazin. Këngëtari nga Kosova ka refuzuar këtë mbrëmje edhe mundësinë e rikthimit në garë me anë të formulës së peshkimit. Por, emocionet më të mëdha në skenë i përcollën Beatrix Ramosaj, e cila u shpall balerina e mbrëmjes dhe Ambra Meda e Jurgeni që kishin koreografinë më të mirë. Pas eliminimit të mbrëmjes së shkuar në garë mbeten 9 çifte konkurrente që tashme kane nisur përgatitjet per performancat e reja.


User: VizionPlusAlbania

Views: 6

Uploaded: 2015-12-02

Duration: 01:47

Your Page Title