Shorteu i kuponit tatimor - News, Lajme - Vizion Plus

Shorteu i kuponit tatimor - News, Lajme - Vizion Plus

Qeveria po përdor çdo rruge per stimuluar dhe ndërgjegjësuar qytetaret qe te marrin kuponin tatimor. Duke nisur nga data 15 nëntor, nis loja promocionale, qe do te thotë, ne rast se doni te fitoni duhet te ruani kuponët tatimore te lëshuar nga data 15 nëntor deri ne 31 dhjetor. Ne janar do te hidhet shorteu ku do ta dalin 500 fitues me një vlere totale prej 8 milion lekësh. Kuponat qe konsumatorët duhet te ruajnë, nuk duhet te jene me pak se 50 te tilla. Pas datës 31 dhjetor, ato do te dërgohen me poste ne adrese te lojës promocionale te kuponit tatimore Tirane, se bashku me nje sere te dhënash personale te qytetarit. Hedhja e shorteut do te behet ne 16 janar ne një media kombëtare. Kategoria e pare e fituesve do te marrin nga 1 milion leke. Ndërsa kategoria e dyte, 100 mije leke. Fituesit e këtyre dy kategorive, do te përzgjidhen nga një komision i posaçëm, qe do te vlerësojnë jo vetëm vlerën e kuponit, por edhe numrin e tyre. Ndërsa kategoria e 3 dhe e 4 e fituesve do te përzgjidhen ne mënyre rastësore, nëpërmjet nje mekanizimi elektronik. Mbetet per t?u pare se si do te jete reagimi i qytetareve ndaj kësaj loje qe aplikohet per here te pare ne vendin tone.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-12-02

Duration: 01:07

Your Page Title