PS-PD ndryshojnë Kushtetutën për herë të katërt - News, Lajme - Vizion Plus

PS-PD ndryshojnë Kushtetutën për herë të katërt - News, Lajme - Vizion Plus

Me 131 vota pro e asnjë kundër, Parlamenti ka ndryshuar per te 4 here Kushtetutën per te bere dekriminalizimin e politikes dhe administratës publike. Bashke me ndryshimin e Kushtetutës, deputetet votuan edhe ligjin ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?, kuadër ligjor qe shënon kompromisin e pare te rëndësishëm mes mazhorances dhe opozitës. Ndryshimet kushtetuese hyjnë qe sot ne fuqi, pasi presidentit te republikës i është marre pëlqimi me herët kështu qe nuk ka nevoje për dekretin e tij. Ndërkohë ashtu siç ishte paralajmëruar, mazhoranca rrezoi propozimin e PD qe politikanet e zyrtaret e larte te bëjnë testin e drogës. Por parlamenti rrezoi me votat e shumicës 2 amendamentet e propozuara nga Mesila Doda e Shpetim Idrizi per dekomunistizimin, amendamente qe morën 52 vota pro, 63 kundër e 10 abstenime; ndërkohë qe vete kryeministri Rama votoi pro, ndërsa Ilir Meta abstenoi.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-12-17

Duration: 02:06

Your Page Title