Të kthyerit nga ISIS, Rexhepi: Program risocializimi, burgu nuk është zgjidhje - Ora News

Të kthyerit nga ISIS, Rexhepi: Program risocializimi, burgu nuk është zgjidhje - Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, pranoi në studion e lajmeve të Ora News keqpërdorimin e fesë Islame në funksion të terrorizmit megjithësë nuk kanë asnjë të përbashkët.br Rexhepi: Është një e vërtetë shumë e madhe me të cilën tërë bota merret me të dhe tërë bota, edhe ajo botë që nuk i njeh parimet e pastra islame lirisht mund të besojë se mos ka ndonjë lidhje terrozmi, mos iniciohet nga Kurani famëlartë.br Për Rexhepin një e vërtetë e hidhur dhe njollosje për gjithë shqiptarët janë edhe luftëtarët nga trojet tona që i janë bashkuar Shtetit Islamik.br Rexhepi: Për bindjet tona ka qenë një njollosje jashtëzakonisht e tmerrshme, jo simpatike, një njollosje e urrejtur nga besimtarë të vërtetë të islamit, njëherazi dhe si popull shqiptar.br Ndaj edhe Bashkësia Islame në Maqedoni ka hartuar një program për risocializimin e të penduarve dhe të kthyerve nga Shteti Islamik.


User: Ora News Lajme

Views: 6

Uploaded: 2015-12-20

Duration: 02:02

Your Page Title