Shkodër, është ulur numri i vrasjeve, shqetësues mbeten vjedhjet - Ora News- Lajmi i fundit

Shkodër, është ulur numri i vrasjeve, shqetësues mbeten vjedhjet - Ora News- Lajmi i fundit

Subscribe në Ora News këtu br Viti 2015 ka shënuar një ulje me rreth 50 të krimeve të rënda në qarkun e Shkodrës.br Një fakt të tillë e pranon numri një i policisë së qarkut Shkoder, Lorenc Panganika gjatë një komunikimi me mediat. Ajo që mbetet shqetësuese në qarkun Shkoder janë vjedhjet, të cilat kanë njohur rritje.br Lorenc Panganika: ?Siç ju jeni informuar niveli i krimeve të rënda është ulur në qarkun e Shkodrës. Kemi një ulje me 50 të krimeve të rënda. Ky është një tregues pozitiv. Për vrasjet e mbetura pa autor, ne analizojmë në mënyrë të veçantë.Kemi dosje të cilat i diskutojmë me prokurorinë për të filluar hetimet.Ne jemi në një fazë analize në mbylljen e fundvitit dhe shqetësim kryesor për ne mbeten problemet e vjedhjeve të cilat kanë faktor social ekonomik. Për masat e 2016 ne kemi shpërndarë pyetsorë dhe institucioneve të ndryshme dhe subjekteve fizikë juridikë dhe qytetarëve të ndryshëm sipas kategorive të caktuara. Jemi duke i mbledhur këto pyetsorë duke parë shqetësimet dhe problematikën që i shqetësojnë qytetarët dhe komunitetin në bazë të tyre organizohet dhe planifikimi dhe objektivat për vitin 2016.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2015-12-26

Duration: 01:07

Your Page Title