“Bashkia të strehojë romët” - News, Lajme - Vizion Plus

“Bashkia të strehojë romët” - News, Lajme - Vizion Plus

Pas ngjarjes tragjike ne Tirane, ku nje foshnje 3 muajshe e komunitetit rom humbi jetën nga i ftohti ne baraka, deputetet e mazhorances fajësojnë pushtetin lokal. Socialistja Vasilika Hysi deklaroi se autoritetet vendore dhe institucionet e tjera duhet te marrin masa per strehimin e këtij komuniteti dhe veçanërisht fëmijëve. Ne fakt duket e pamundur zgjidhja e strehimit te romeve ne banesa sociale. Ky proces jo vetëm zgjat, por kërkon edhe zbatimin e disa kushteve qe romet nuk i plotësojnë, si ajo e pagesës se rregullt te kredisë. Megjithatë, deputete socialiste gjate nje përmbledhje per nismat ligjore te ndërmarra gjate 2015 theksuan se çështja e romeve kryesisht strehimi, ndalimi i punës se fëmijëve dhe arsimimi do te jete pjese e punës se tyre edhe vitin qe vjen.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2015-12-29

Duration: 01:25

Your Page Title