Sindikata e Arsimit Kukës e Vlorë kërcënojnë me bojkot në janar - Ora News

Sindikata e Arsimit Kukës e Vlorë kërcënojnë me bojkot në janar - Ora News

Subscribe në Ora News këtu br Në Kukës dhe Vlorë, sindikatat e mësuesve paralajmërojnë protesta dhe bojkot të procesit mësimor në janar 2016. Shkak është bërë mosmarrja e shpërblimit në prag të ndërrimit të viteve.br Sindikata e Mësuesve në Kukës kërcënon me bojkot të procesit mësimor në muajin Janar, nëse rreth 916 mësuesit nuk marrin shpërblimin e fundvitit. Sipas përfaqësuesve të sindikatës, dhënia e shpërblimit ishte parashikuar që në miratimin e buxhetit për vitin 2015, rreth një vit më parë.br ?Sindikata e arsimit gjithë sindikalistët dhe mësuesit e Kukësit në solidaritet me mësuesit e të gjithë vendit nuk do të heqin kurrë dorë nga kërkesa e tyre e ligjshme në mbrojtje të kërkesës për dhënien e shpërblimit prej 100 mijë lekëve të vjetra. Prandaj që në fillim të muajit janar do të përshkallëzojmë lëvizjen sindikale deri në ndërprerjen e procesit mësimor?, tha kreu i sindikatës.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2016-01-02

Duration: 01:28

Your Page Title