Krujë, Gjendet i vrarë Gazmend Çollaku, u mor peng një ditë më parë nga 4 persona

By : Ora News Lajme

Published On: 2016-01-07

7 Views

01:41

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Një ditë pasi u rrëmbye në Durrës nga 4 persona të maskuar si policë, Gazmend Çollaku u gjet i vrarë në një kanal në një rrugë dytësore në Krujë.
Burime nga policia konfirmojnë se trupi i pajetë i 40-vjeçarit Çollaku u gjet në fshatin Murqin të Krujës, i lidhur këmbë e duar dhe i qëlluar me dy plumba, njërin në kokë e tjetrin në trup.
Pritet zyrtarizimi i policisë.
Çollaku u rrëmbye mbrëmjen e djeshme (6 janar) nga 4 persona që ishin të maskuar me uniformë policie.
Policia informoi një ditë më pare se Çollaku u rrëmbye me forcë në parkingun e një lokali, ku grabitësit më pas u larguan me një audit me targa gjermane.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gjendet-nje-trup-i-pajete-ne-kruje-dyshohet-se-eshte-vrare/

Trending Videos - 7 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 7, 2024