Korçë, fshati Panarit dy ditë i bllokuar, Dardhë e Voskopoja pa energji

Korçë, fshati Panarit dy ditë i bllokuar, Dardhë e Voskopoja pa energji

Subscribe në Ora News këtu br Banorët e fshatit Panarit në Korçë janë bllokuar prej 2 ditësh për shkak të dëborës. Ndërsa zonat të tjera si Dardhë, Voskopojë kanë vuajtur mungesën e energjisë elektrike.Prefekti i qarkut të Korçës apelon qytetarët të përdorin zinxhirë në automjetet e tyre ndërsa 19 borëpastruse po punojnë për të siguruar kalueshmërinë në akset nacionale.br br Reshjet e dëborës kanë bllokuar dhe disa zona në qarkun e Korçës. Banorët e fshatit Panarit në zonën e vithkuqit kanë dhënë alarmin "sos" se janë të bllokuar prej 2 ditëve për shkak të bllokimit të rrugës. Trashësia e dëborës ka arritur 50 cm dhe borëpastrueset nuk kanë mundur të pastrojnë këto akse.br br Sasi të shumta të reshjeve të dëbores ka patur edhe në fshatin turistik te Dardhes, por 3 mjete borëpastruese kanë punuar intensivisht në këtë aks dhe rruga është e kalueshme.br Por Dardha dhe disa zona të tjera në devollin e sipërm kanë vuajtur mungesën e enegjisë elektrike për shkak të defekteve të krijuara në rrjet.


User: Ora News Lajme

Views: 8

Uploaded: 2016-01-17

Duration: 01:03

Your Page Title