Rreziqet fiskale, FMN kritika për rishikimin e buxhetit: Minohet besueshmëria

Rreziqet fiskale, FMN kritika për rishikimin e buxhetit: Minohet besueshmëria

Subscribe në Ora News këtu br Fondi Monetar Ndërkombëtar e konsideron shqetësues rishikimin e shpeshtë të buxhetit, pasi kjo ul besueshmërinë. Ky qëndrim është dhënë në një raport mbi Vlerësimin e Transparencës Fiskale, i hartuar nga ekspertët e FMN-së me kërkesë të qeverisë shqiptare. FMN evidenton si rreziqet kryesore për qëndrueshmërinë financiare të Shqipërisë faturën e lartë të kompensimit të pronave, kreditë me probleme dhe konçesionet.br Fondi Monetar Ndërkombëtar kritikon qeverinë shqiptare për rishikimin e shpeshtë të buxhetit, që sipas tij ka ulur besueshmërinë.br Ky qëndrim i FMN-së është shprehur qartazi në një raport mbi Vlerësimin e Transparencës Fiskale, i hartuar me kërkesë të qeverisë shqiptare nga një ekip nga Departamenti i Çështjeve Fiskale të Fondit në qershor 2015.br Në raport theksohet se parashikimi fiskal dhe buxhetimi rregullohen nga legjislacioni gjithëpërfshirës në një kornizë afatmesme.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2016-01-17

Duration: 01:34

Your Page Title